Mot i paqëndrueshëm nesër: reshje shiu, rrufë dhe mundësi breshri
Sa do të arrijnë temperaturat dhe cilat zona rrezikojnë breshër e erëra të fuqishme të mërkurën?
PRISHTINË — Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm për të mërkurën. Parashikohen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh, ndërsa në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme.
Temperaturat minimale pritet të lëvizin nga 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 30 deri në 34 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 9 metra në sekondë.
Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA
Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.