Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Tre vëllezër rrëmbyen dhe dhunuan një 28-vjeçar në Lezhë për një borxh qiraje

Policia e arrestoi dy vëllezërit dhe kushëririn e tyre pas një konflikt për pagesën e qirasë së dy automjeteve në një karburant në fshatin Derven

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

LEZHË — Një 28-vjeçar është marrë me forcë dhe dhunuar nga tre persona, pas një konflikt për pagesën e qirasë së dy automjeteve. Ngjarja ka çuar në arrestimin e dy vëllezërve, administratorë të një subjekti, si dhe kushëririn e tyre.

Tre vëllezër rrëmbyen dhe dhunuan një 28-vjeçar në Lezhë për një borxh qiraje
Foto: Ilustrim · Scales of Justice statue, Middlesbrough, Oct 2019 (CC BY 3.0) / Wikimedia Commons

Sipas bluve, tre të rinjtë, Ronaldo Marku, Romario Marku dhe Emiliano Marku, e morën me forcë 28-vjeçarin në një karburant në fshatin Derven, me pretendimin se ky i fundit nuk kishte paguar paratë, për 2 automjete të marra me qira, në subjektin që administronin 2 vëllezërit.

Pasi e çuan 28-vjeçarin në një karburant në fshatin Shënkoll, ata e dhunuan dhe më pas e lanë në rrugë. Njoftimi i policisë Si rezultat i administrimit të shpejtë të kallëzimit të një 70-vjeçari, se djali i tij, 28 vjeç, ishte marrë me forcë, në automjet, dhe transportuar, nga disa shtetas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë mundësuan identifikimin, lokalizimin dhe kapjen, pak minuta pas kallëzimit, të 3 autorëve të dyshuar të rastit.

28-vjeçari u transportua në spitalin rajonal të Lezhës, ku mori asistencën e nevojshme mjekësore dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Burim: Shqiptarja
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme