Mjekët e Beratit përgatisin transportimin e ushtarit të plagosur drejt Tiranës
Ushtari i plagosur në Bazën Ajrore të Kuçovës mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në shok emocional.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ushtari me inicialet O.D. u plagos me një plumb në kraharor, pranë zemrës, ndërsa po shërbente si roje në Bazën Ajrore të Kuçovës. Ngjarja ndodhi gjatë pasdites, ndërkohë që ai nuk kishte shumë kohë që ishte bërë pjesë e Forcave të Armatosura.
Pas plagosjes me armën e shërbimit, ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Beratit ku stafi mjekësor i ofroi ndihmën e nevojshme dhe i administroi dopaminë. Për shkak të gjendjes së rënduar dhe shokut emocional, mjekët po shqyrtojnë mundësinë e transportimit të tij drejt një spitali në Tiranë për trajtim të mëtejshëm të specializuar.