Ushtari vetëplagoset me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës
Një pjesëtar i Forcave të Armatosura është plagosur rëndë me armën e shërbimit gjatë shërbimit roje.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një ushtar i Forcave të Armatosura është plagosur rëndë me armën e shërbimit në Bazën Ajrore të Kuçovës, ku po kryente detyrën si roje dhe nuk kishte shumë kohë që kishte nisur angazhimin e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen, rreth orës 16:30–17:00, kur efektivi me iniciale O.D. dyshohet se është vetëplagosur me një plumb në kraharor, afër zemrës.
Pas marrjes së njoftimit dhe ndihmës së parë, ushtari është nisur me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit, ku stafi mjekësor i ka injektuar dopaminë. Gjendja e tij paraqitet e rënduar dhe shoqërohet me gjendje shoku emocional, ndërkohë që po shqyrtohet rasti për transportimin e tij drejt Tiranës për trajtim më të specializuar.