Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Zhegrova mund të përfitojë nga lëndimi i Locatellit te Juventusi

Edon Zhegrova mund të përfshihet në listën e Juventusit për Ligën e Evropës pas lëndimit të Manuel Locatellit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Juventusi po shqyrton mundësinë e regjistrimit të Edon Zhegrovës për vazhdimin e garave në Ligën e Evropës, pasi mesfushori italian Manuel Locatelli pritet të mungojë për një kohë të gjatë shkak i lëndimit. Siç raportoi Zhurma më 2026-10-16 Edon Zhegrova projektohet titullar për ndeshjen kundër Lazios, futbollisti kosovar ka pasur paraqitje të ndryshme këtë edicion, ndërsa tani mund të përfitojë nga rregullorja e UEFA-s. Kjo e drejtë lejon klubet të bëjnë një zëvendësim të përkohshëm në Listën A gjatë fazës së ligës deri në përfundim të xhiros së gjashtë, nëse një lojtar pëson dëmtim ose sëmundje serioze që e mban jashtë fushave për të paktën 60 ditë ose më shumë se dy muaj.

Zhegrova mund të përfitojë nga lëndimi i Locatellit te Juventusi
Foto: epokaere.com

Megjithatë, përfshirja e reprezentuesit të Kosovës në listën evropiane nuk është e sigurt dhe mbetet e ndërlikuar, pasi klubi duhet të përmbushë kushtet e përcaktuara nga UEFA dhe të gjejë një zgjidhje. Zhegrova nuk bën pjesë në listën fillestare të Juventusit për garat evropiane, por ai është paraqitur në tetë ndeshje në Serie A gjëtë këtij sezoni, duke shënuar dy gola dhe duke regjistruar po aq asistime.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme