Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Mjegull e dendur në Llogara, vështirësi në qarkullim dhe ulje e dukshmërisë

Parku Kombëtar i Llogorasë përfshihet nga mjegulla pas reshjeve të shiut, duke sjellë ulje të dukshmërisë dhe lëvizje të reduktuar të automjeteve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Parku Kombëtar i Llogorasë është përfshirë nga mjegulla e dendur pas disa ditëve me reshje shiu, duke krijuar një panoramë të pazakontë në këtë atraksion turistik të jugut të vendit. Kushtet atmosferike kanë ulur ndjeshëm dukshmërinë në të gjithë territorin e parkut dhe përgjatë rrugës së vjetër që lidh zonën me Palasën, Dhërmiun dhe Himarën.

Mjegull e dendur në Llogara, vështirësi në qarkullim dhe ulje e dukshmërisë
Foto: boldnews.al

Për shkak të shikueshmërisë së kufizuar, drejtuesit e mjeteve që përshkojnë këtë aks janë të detyruar të qarkullojnë me shpejtësi të reduktuar dhe me kujdes të shtuar për t'u përshtatur me motin. Ndërsa në ditët e kthjellëta nga Llogoraja mund të shijohet pamja e gjerë e bregdetit dhe jugut të Shqipërisë, mjegulla e kësaj të diele e ka bërë të pamundur shijimin e pamjeve përreth.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ulpianë, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme