Ministrja Sala: Plani 2026–2030 mbështet 100 mijë fëmijë në nevojë
Plani do të dyfishojë mbështetjen për 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe do të integruan shërbimet shëndetësore me ato sociale.
TIRANË — Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, prezantoi sot Planin e Veprimit për Garancinë Evropiane për Fëmijët 2026–2030, që parashikon mbështetje për rreth 100 mijë fëmijë që përballen me përjashtim social ose vulnerabilitete komplekse, me masa të koordinuara në mbrojtjen sociale, shëndetësi dhe arsim.
Sala theksoi se sfida kryesore është zbatimi i politikave nga letra në praktikë, duke kthyer çdo reformë dhe investim në ndryshim real për fëmijët dhe familjet. Plani mbetet mbi reformat e viteve të fundit, duke përfshirë fuqizimin e skemës së ndihmës ekonomike dhe zgjerimin e kujdesit në fëmijërinë e hershme.
Mes masave konkrete, ministrja veçoi dyfishimin e mbështetjes financiare për rreth 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara dhe njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për kujdestarët e tyre. Integrimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale dhe promovimi i arsimit gjithëpërfshirës janë pilastra të tjerë thelbësore të planit.
Drejtori Rajonal i UNICEF-it për Europën dhe Azinë Qendrore, Edouard Beigbeder, përgëzoi Shqipërinë si udhëheqëse rajonale në hartimin e planit, theksoj se investimi dhe koordinimi ndërsektorial dëshmojnë vendosmërinë për luftimin e varfërisë fëmijërore dhe përfshirjen sociale.
Përfaqësuesi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Miha Pezelj, nënvijoi se Garancia Europiane për Fëmijët është një nga instrumentet më të rëndësishme të BE-së kundër varfërisë dhe përjashtimit, e miratuar në 2021 me synim qasje efektive dhe falas në shërbime thelbësore.
Plani kthehet operativ menjëherë me monitorim të vazhdueshëm të indikatorëve dhe raportim periodik ndaj Komisionit Evropian, duke qenë pjesë e angazhimit të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian.
Burim: Shqiptarja
— Redaksia ZHURMA




