Zhurma Press E Martë · 22 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 22:38 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Ministria e Mbrojtjes: Blerja e avionëve zjarrfikës u bë me tender konkurrues

Në garë morën pjesë dy operatorë; kompania fituese paraqiti ofertën me çmimin më të ulët.

Redaksia ZHURMA 18:42 Përditësuar 20:25 1 min lexim
Ilustrim · Albania Police Control on Highway
FOTO · Ilustrim · Albania Police Control on Highway (CC BY 2.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Ministria e Mbrojtjes ka hedhur poshtë pretendimet e Partisë Demokratike se blerja e tre avionëve për shuarjen e zjarreve u shpall përmes një "tenderi të mbyllur" ose në kundërshtim me ligjin, duke theksuar se procedura u krye si procedurë konkurruese për qëllime ushtarake sipas legjislacionit për prokurimin në mbrojtje dhe siguri.

Në garë morën pjesë dy operatore ekonomikë. Operatori fitues paraqiti o ofertën me çmimin më të ulët, ndërsa operatori tjetër u skualifikua pasi nuk plotësonte kriteret e kualifikimit e kapacitetin ekonomik e teknik.

Ministria hodhi poshtë edhe pretkënndimin se kompania fituse ndodhet nën ndalim për të kontraktuar me administratat publike. AVIATION TRADE EUROPE, S.L. ka paraqitur certifikatën e regjistrit penal që vërteton mungesën e çdo record penal dhe ruan të drejtën e plotë për pjesëmarrje.

Sipas reaksionit, pretendimet e referuara në media lidhen me një çështje tjetër gjyqësore në Spanjë, ku vendimi nuk ka marrë ende formë të prerë e po shqyrtohet nga Gjykata e Lartë. Ai nuk prodhon efekte jurid dhe s'përbën bazë ligjore për përjashtimet e asnjë operatori.

Kompania ka vijuar të kontarktojë normalisht me administrata publike të NATO-s dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë, duke përfshirë vitet e fundit Ministrinë e Mbrojëjes së Qipros dhe atë të Brendshme të Malit të Zi.

Investimi për sigurimin e kapaciteteve ajrore për shuarjen e zjarreve është, siç e cilëson dhe ministria, një projekt me rënd dy strategjike për rritjen e sigurisë civile, mjetet e qytetarëve.

Burim: A2 CNN
— Redaksia ZHURMA

Komentet