Milot ngrihet skulpturën monumentale 'Çelësi' në Wuhan
Me dhjetëra metra lartësi, "Çelësi" simbolizon hapjen, dialogun dhe bashkëpunimin mes popujve përpara Bienales të Wuhan-it në tetor.
Redaksia ZHURMA.
WUHAN — Përpara Muzeut të Artit Modern në Wuhan ngrihet skulptura monumentale "Çelësi", një vepër e artistit shqiptar Alfred Mirashi, i njohur në botën e artit me emrin Milot. Me dhjetëra metra lartësi, kjo skulpturë vazhdon të tërheqë vizitorë nga e gjithë bota.
Filozofia artistike e Milotit ndërtohet rreth konceptit të "çelësit", jo si një objekt që mbyll, por si simbol hapjeje dhe dialogu. Vepra ndërton ura mes Lindjes dhe Perëndimit, promovon paqen universale dhe përcjell mesazhin e bashkëpunimit mes popujve të ndryshëm të botës.
Në prag të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në tetor, skulptura "Çelësi" është vendosur edhe në disa qytete të Italisë, si dhe në qytetin e Shkodrës. Ajo është kthyer kështu në një nga veprat më përfaqësuese të krijimtarisë së Alfred Mirashit – Milot.
Burim: KultPlus
— Redaksia ZHURMA




Bisedoni
Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.