← Shqipëri
Live · Shqipëri · 11:13 · 11 Korrik 2026

Pse u çel edicioni i 9-të i MIK Festival në Korçë?

Morina Trio solli koncertin e hapjes në Hanin e Pazarit

— Më 11 korrik 2026, në orën 10:00, Korça ka çelur edicionin e 9-të të MIK Festival, një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit kulturor, që për katër ditë do të sjellë në qytet artistë dhe interpretime të zhanreve të ndryshme muzikore. Hapësirat historike dhe kulturore të Korçës do të mirëpresin koncerte dhe aktivitete artistike, duke e kthyer qytetin në një skenë të hapur të muzikës.

Themeluesi i festivalit, sopranoja Inva Mula, tha: “Të kalosh nga një edicion, në një edicion tjetër, sidomos kur ke bërë një edicion të bukur, gjithmonë i vetes për qëllim që çfarë do sjell që ta mbaj këtë publik gjithmonë me kërshëri dhe pikërisht donim që ta fillonim sivjet, që s’e kemi filluar asnjëherë, me një muzikë xhaz që është një muzikë shumë e bukur, e panjohur, xhazi i viteve 30, xhaz francez i viteve 30 dhe jam shumë e lumtur që ne të hapim dhe një dritare drejt kësaj gjenie e cila jam e bindur që do pëlqehet shumë nga publiku”.

Mbrëmja e parë u çel në Hanin e Pazarit me një koncert jazz nga Morina Trio, që solli për publikun një repertor të veçantë dhe një atmosferë të ngrohtë artistike. Anëtari i grupit, Armend Xhaferi, shprehu: “Me kitare merrem, ka shumë vite, por në Korçë nuk kam qenë kurrë dhe jam shumë i nderuar që pata rastin të jem këtu me miqtë e mi dhe kolegët e mi dhe të prezantoj një stil të ri të xhazit i cili nuk është shumë i njohur në publikun e gjorë”.

Kontrabasisti Xavier Nikq u shpreh: “Ndihem shumë mirë. Mendoj se Korça është një qytet i mrekullueshëm dhe jam vërtetë i lumtur që ndodhem këtu me dy miqtë e mi nga Kosova. Është hera ime e parë në Shqipëri dhe kjo më bën edhe më të lumtur sepse jam gjysmë shqiptar dhe gjysmë francez. Babai im është nga Kosova, ndaj është gjithmonë kënaqësi për mua të jem në Shqipëri dhe në Kosovë”.

MIK Festival do të vijojë deri më 12 korrik me koncerte dhe aktivitete në Teatrin “Andon Z. Çajupi”, Drenovë, Hoçisht dhe Parkun “Rinia”, duke sjellë në Korçë emra të njohur të skenës shqiptare dhe ndërkombëtare.

— Burim: KultPlus, https://kultplus.com/nis-ne-korce-mik-festival-edicioni-i-9-te-u-cel-me-koncert-jazz-nga-morina-trio/ — Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #shqiperi

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën