Mickoski takon Haxhiun: Diskutuam për bashkëpunimin bilateral dhe rajonin
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka pritje për kryeparlamentaren e Kosovës, Albulena Haxhiu.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Gjatë kësaj vizite në vendin fqinj, kryeparlamentarja e Kosovës ka zhvilluar takime me udhëheqësit e institucioneve vendase.
Kryeministri maqedonas ka bërë të ditur përmes një shkrimi se në qendër të bisedimeve kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe dhe lidhjet miqësore ndërmjet dy vendeve. «Sot zhvillova një takim me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Në takim biseduam për avancimin e bashkëpunimit bilateral dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy vendeve», ka shkruar ai.
Tutje, kryeministri i RMV-së ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit fqinjësor dhe rajonal për perspektivën evropiane. «Besoj se përmes dialogut të hapur, respektit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit të shtuar rajonal, mund të kontribuojmë për më shumë stabilitet, zhvillim ekonomik dhe integrim më të shpejtë evropian të rajonit», ka shtuar tutje ai.