Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Çfarë tha Mickoski për lëshimet identitare për BE-në?

Kryeministri maqedonas thotë se qeveria e tij është e gatshme të paguajë çmimin për të mos bërë kompromis me identitetin kombëtar.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se "nuk ka më mundësi për lëshime për identitetin", pavarësisht çmimit që mund të kushtojë rruga drejt Bashkimit Evropian. Në konferencën për shtyp me homologun kroat Andrej Plenkoviq, Mickoski tha se qeveria e tij është e përgatitur të paguajë atë çmim "për sa kohë që kjo qeveri është në pushtet".

Çfarë tha Mickoski për lëshimet identitare për BE-në?
Foto: telegrafi.com

Mickoski kritikoi faktin që integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE u "shndërrua në një bilateralizim të atij procesi", ku çështjet dypalëshe u bënë "më të rëndësishme se kriteret e Kopenhagenit". Ai theksoi se vendi e filloi rrugën drejt BE-së 26 vjet më parë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe mori raportin e parë pozitiv nga Komisioni Evropian në vitin 2009 së bashku me Kroacinë.

"Ne e vlerësojmë se e kemi merituar prej kohësh vendin tonë brenda asaj familjeje", shtoi Mickoski.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme