Zhurma Press E Mërkurë · 30 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 08:19 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
08:15 Institucionet në Maqedoninë e Veriut humbasin besimin e qytetarëve në konsultime publike08:06 Platforma "Liria Ka Emër" mban konferencë për media para marshit të 1 Tetorit08:03 Qeveria e Kosovës mbledh sot me 35 pika në rend07:37 Karlie Kloss shfaqet në Paris gjatë Javës së Modës07:17 TPL dominoi tregun e sigurimeve Jo-Jete me prime 9,76 miliardi lekë në 8 muaj07:15 Qeveria ka 120 milionë euro fonde të lira në llogarinë e BSH për pensionet07:15 Vepra e plotë e Frojdit në shqip: Interpretimi i ëndrrave, 616 faqe07:12 Industria përpunuese në vitin e katërt të rënies, Zekja kërkon prioritet kombëtar07:03 Altin Krasniqi i përcjell ambasadorit Hargreaves: Verifikoni faktet për vendimin e Hagës06:50 Haziri: Drejtësia u pritur 26 vite, por nuk besojmë se vjen përmes padrejtësive
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Politikë MKD

Kush do të drejtojë resorët e VLEN-it dhe ZNAM-it?

Pse Mickoski nuk zbuloi emrat e ministrave të VLEN-it dhe ZNAM-it?

Redaksia ZHURMA 00:38 Përditësuar 07:14 1 min lexim
Kush do të drejtojë resorët e VLEN-it dhe ZNAM-it?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

SHKUP — Kryeministri Hristijan Mickoski bëri të ditur ndryshimet e reja në përbërjen e kabinetit qeveritar, duke konfirmuar emrat e disa ministrave të rinj, ndërsa nuk ka zbuluar se kush do të drejtojë resorët që do t'u takojnë partnerëve të koalicionit, VLEN dhe ZNAM. "Ajo që dua të theksoj është se posti i zëvendëskryeministrit për qeverisje të mirë nuk do të ekzistojë më si dikaster i veçantë në Qeveri, por ky portofol do të jetë drejtpërdrejt nën kompetencat e kryetarit të Qeverisë", tha Mickoski.

Sipas Mickoskit, VMRO-DPMNE do të vazhdojë të udhëheqë Ministrinë e Punës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, të cilën do ta drejtojë Gjoko Vellkovski, i cili deri më tani ishte zëvendësministër në këtë dikaster. Resorin e Shëndetësisë do ta marrë Sasho Klekovski, drejtori aktual i Fondit për Sigurim Shëndetësor. Në vend të tij, në krye të këtij Fondi do të emërohet ministri i deritanishëm i Vetëqeverisjes Lokale, Zllatko Perinski.

Ministër i ri i Vetëqeverisjes Lokale do të jetë Ivan Stoilkoviq. Erxhan Demir do të marrë postin e ministrit pa resor përgjegjës për Integrimin dhe Implementimin e Strategjisë për Përfshirjen e Romëve.

Megjithatë, Mickoski nuk zbuloi emrat e ministrave të ardhshëm nga radhët e VLEN dhe ZNAM. “Emrat nuk do t'i them, sepse ende nuk i kam marrë zyrtarisht”, tha ai, duke shtuar se zëvendësministrat e rinj do të zgjidhen në shtator. Nga VLEN pritet të emërohen ministra në tri dikastere: Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit, si dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive. ZNAM do të marrë drejtimin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Në opinion tashmë përfliten emra të mundshëm. Për postin e ministrit të Drejtësisë, më së shumti përmendet profesori universitar Jeton Shasivari. Në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit pritet gjithashtu të ketë ndryshime, ndërsa Bekim Sali pritet të vazhdojë të udhëheqë Ministrinë për Çështje Evropiane. Kreu i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, ka propozuar që Ministrinë e Bujqësisë ta drejtojë Borçe Serafimovski, sekretari aktual shtetëror në këtë ministri.

Burim: Almakos, https://almakos.com/mickoski-zbuloi-vetem-emrat-e-ministrave-te-vmro-se-per-vlen-in-dhe-znam-in-tregoi-vetem-resoret/
— Redaksia ZHURMA

Komentet