Mexhiti: Rama tha të vërtetën, gjuha shqipe nuk është cenuar
Bashkëkryetari i VLEN-it komenton deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë lidhur me statusin e gjuhës shqipe.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Bashkëkryetari i VLEN-it dhe pjesëtari i Qeverisë, Izet Mexhiti, ka komentuar në një intervistë deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, e cila ka të bëjë me çështjen e gjuhës shqipe. Sipas Mexhirit, kreu i qeverisë shqiptare ka thënë të vërtetën dhe ndërkohë opozitës i takon të bëjë zhurmë e të jetë më e zëshme.
Mexhiti theksoi se koalicioni VLEN e ka ruajtur statusin e trashëguar të gjuhës shqipe dhe se po bëhen përpjekje për ta avancuar atë edhe më tej. Ai shtoi se Marrëveshja e Ohrit ka shënuar progres në aspektin e gjuhës, përfaqësimit dhe decentralizimit, duke siguruar se gjuha shqipe nuk është cenuar në asnjë moment.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



