Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Mexhiti paralajmëron nisjen e bashkëpunimit me Turqinë për Çarshinë e Shkupit

Kryetari i Komunës së Çairit zhvillon takime në Ankara për restaurimin e Çarshisë së Vjetër.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

SHKUP — Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, gjatë vizitës zyrtare në Turqi, ka zhvilluar një takim në Ankara me zëvendësministrin turk të Kulturës dhe Turizmit, Nadir Alparslan, ku në qendër të vëmendjes ka qenë mbrojtja dhe zhvillimi i Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sylejmani, përfaqësues të Komunës së Çairit, ish-kryetari i Bursës, Rexhep Alltepe, si dhe urbanisti Bajram Vardar, i cili ka shërbyer si ish-zëvendëssekretar i qytetit të Bursës.

Mexhiti paralajmëron nisjen e bashkëpunimit me Turqinë për Çarshinë e Shkupit
Foto: shenja.tv

Gjatë bisedimeve janë shqyrtuar mundësitë për bashkëpunim institucional në drejtim të hartimit të një projekti gjithëpërfshirës restaurimi dhe sigurimit të mbështetjes financiare për zbatimin e tij. Palët janë dakorduar për përgatitjen e një masterplani dhe krijimin e një bordi këshilldhënës që do të koordinojë hapat e ardhshëm drejt konkretizimit të nismës, ndërsa Komuna e Çairit e vlerëson këtë angazhim si një qasje afatgjate për revitalizimin e zonës përmes ruajtjes së identitetit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

«Çarshia e Vjetër e Shkupit është një trashëgimi e çmuar historike, kulturore dhe ekonomike», theksoi Mexhiti, duke shtuar se synimi është që ruajtja e vlerave autentike të ecë paralelisht me zhvillimin e zejtarisë, tregtisë dhe turizmit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme