Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Messi bën një postim prekës pas ndarjes nga jeta të Jesus de Miguelit

Ylli argjentinas Lionel Messi ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së futbollistit të CD Tenerife, Jesus de Miguel Alameda.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Lionel Messi ka reaguar përmes rrjeteve sociale pas lajmit për vdekjen e futbollistit spanjoll Jesus de Miguel Alameda, i cili u nda nga jeta në moshën 30-vjeçare. Humbja e lojtarit të CD Tenerife ka tronditur komunitetin e futbollit, ndërsa ylli argjentinas ka shprehur solidaritetin e tij me familjen dhe të afërmit e të ndjerit.

Messi bën një postim prekës pas ndarjes nga jeta të Jesus de Miguelit
Foto: insajderi.org

De Miguel ndërroi jetë rreth orës 08:00 të mëngjesit, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua pas një incidenti të rëndë gjatë ndeshjes kundër Andorrës. Përmes një postimi, Messi ka ndarë dhimbjen për këtë ngjarje tragjike: «Nuk ka fjalë… Ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe shumë forcë për të gjithë familjen dhe miqtë e tij. U prehtë në paqe».

Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme