Mërgimtarët bllokohen mbi 9 orë në kufirin Serbi-Kroaci
Udhëtarët nga Kosova kanë kaluar gjithë natën në kolona të gjata në pikën kufitare, pa ujë dhe ushqime.
Kolona të gjata automjetesh janë krijuar në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë, ku një numër i konsiderueshëm udhëtarësh nga Kosova kanë kaluar tërë natën në pritje për të vazhduar rrugën. Sipas dëshmive nga vendngjarja, bllokimi ka zgjatur për orë të tëra, ndërsa qytetarët atje kanë bërë të ditur se nuk kanë mundësi furnizimi për shkak të mungesës së marketeve në atë zonë.
Njëri prej bashkatdhetarëve të bllokuar ka deklaruar: «Kemi mbi 9 orë që jemi bllokuar në kufirin Serbi – Kraci. Kemi mbet pa ujë e ushqime. Presim nga autoritetet e Kosovës që të bëjnë një zgjidhje të kësaj situatë».
Burimet: Epoka e Re; Ekonomia Online; Albeu; Veriu.info; Bota Sot ; Lajmi.net; Suhareka Online (klaster 7 outlets).