Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 23:00 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Politikë KOS

Mehmetaj: Arkani dhe ushtarët e tij fjetën në hotelin e familjes së Gjinovcit gjatë luftës

Gazetari reagon pasi aktivisti Rron Gjinovci iu drejtua kryetarit Përparim Ramës me fjalë fyese

Redaksia ZHURMA 13:40 Përditësuar 14:25 1 min lexim
Mehmetaj: Arkani dhe ushtarët e tij fjetën në hotelin e familjes së Gjinovcit gjatë luftës
FOTO · Foto: Youth and Sports Center Prishtina (Ex-Boro Ramiz) 16 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj aktivistit Rron Gjinovci, pas një postimi të këtij të fundit në rrjetet sociale, ku iu drejtua kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, me fjalët “ty t’vjen era bagla” dhe “rrin me selaka”. Përmes një postimi në Facebook, Mehmetaj ka thënë se personat si Gjinovci, “e urrejnë” Ramën për shkak se nuk e ka problem Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ai la të kuptohet se gjatë luftës në Kosovë, krimineli serb Zeljko Raznatovic, i njohur si Arkan, kishte qëndruar në hotelin e familjarëve të Gjinovcit. “A e dini pse pe urrejne kaq shume keta jugosllavet Perparim Ramen? Nuk po munden me perbi kurrqysh qe dikush i Prishtines nuk e ka problem UÇK-ne e nuk ka komplekse te tipit ‘katunar e qytetar’.

Keta edhe e durojne naj katunar me fol per UÇK-ne e me respektu UÇK-ne, po kur e shohin naj prishtinali t’u e bo te njejten, s’ua perballon sistemi hic. Shllogiraten komplet, tuten qe ju paska hi UÇK-ja edhe n’rreth. Keta une edhe i kuptoj, se kur t’flen Arkani me ushtare te tij ne hotel te familjes gjate luftes ne Kosove, masnej nime UÇK-ne e urren me shpirte edhe kedo qe i vendoset ne mbrojtje”, ka shkruar Mehmetaj.

Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediUshtria Çlirimtare e Kosovës: nga malet e Drenicës te çlirimi krah NATO-sLexo zërin →
Komentet