Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Medalje bronzi për Samuel Rrasën në Europianin e peshëngritjes

Peshëngritësi Samuel Rrasa i siguron Shqipërisë medaljen e parë në Kampionatin Europian për të rinj U-23 në Durrës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kampionati Europian i peshëngritjes për juniorë dhe U-23 që po mbahet në Durrës ka sjellë suksesin e parë për përfaqësuesen kuqezi. Sportisti Samuel Rrasa është shpallur protagonist duke fituar medaljen e bronzit në stilin e shtytjes për kategorinë deri në 65 kg.

Medalje bronzi për Samuel Rrasën në Europianin e peshëngritjes
Foto: vizionplus.tv

Gjatë garës, Rrasa ngriti 125 kg në stilin e shkëputjes, pozicionim që e la i katërti, ndërsa në shtytje realizoi me sukses provën prej 153 kg, duke fituar vendin e tretë dhe medaljen e bronzit. Me një total prej 278 kg në dygarësh, ai u rendit në vendin e katërt.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Gjilani 25 kamera →