Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Enea Jorgji dhe Florian Lata drejtojnë ndeshjet në Europë

Trupat e gjyqtarëve nga Shqipëria do të ndajnë drejtësinë në takimet e vlefshme për Europa League dhe Conference League.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjyqtarët nga Shqipëria do të jenë të angazhuar në dy sfidat e kompeticioneve europiane të planifikuara për t'u luajtur në orën 18:45. Në përballjen e UEFA Europa League ndërmjet Torreense dhe Sunderland, e cila do të zhvillohet në stadiumin «Estádio Municipal de Leiria», drejtysia do të ndahet nga Enea Jorgji si kryesor. Për këtë takim, ndihmës të tij janë caktuar Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa Juxhin Xhaja do të mbajë rolin e gjyqtarit të katërt dhe Albert Doda atë të AVAR.

Enea Jorgji dhe Florian Lata drejtojnë ndeshjet në Europë
Foto: Wikimedia Commons

Ndërkohë, në kompeticionin UEFA Conference League, Florian Lata do të udhëheqë sfidën midis Riga FC dhe FC Kairat Almaty në stadiumin «Skonto Stadions». Për këtë duel, ekipi i arbitrimit përbëhet nga Erind Burgu dhe Ilir Tartaraj në funksionin e anësorëve, Andi Koçi si gjyqtar i katërt, Kreshnik Bajramaj në sistemin VAR dhe Olsion Yzeiraj si AVAR.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 25 kamera →