Gjykata Supreme shqyrton ankesën administrative të Blerim Isufajt
Ankesa e ish-kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale është pranuar në Gjykatën Supreme pas shkarkimit nga KPK.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjykata Supreme ka pranuar dhe është duke shqyrtuar ankesën administrative të ish-kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, kundër vendimit për shkarkimin e tij nga kjo pozitë. Zëdhënësja e Supremes, Antigona Lutfiu, ka konfirmuar se ankesa është pranuar me datë 9.10.2026, mban numrin AA.nr.40/2026, dhe është në shqyrtim.
Këshilli Prokurorial i Kosovës kishte marrë vendim për shkarkimin e Isufajt më 2 tetor, duke e arsyetuar se vendimi erdhi pas vlerësimit të rrethanave «institucionale dhe profesionale». Shkarkimi i tij solli reagime nga opozita, e cila e interpretoi këtë vendim si kapje të institucionit të Këshillit Prokurorial nga kryeministri Albin Kurti.