Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kuvendi mblidhet nesër, seanca nis në orën 10:00 me shtatë pika në rend ditë

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë plenare nga ora 10:00, me shtatë pika në rend të ditës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00. Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, në rend të ditës janë paraparë shtatë pika për shqyrtim.

Kuvendi mblidhet nesër, seanca nis në orën 10:00 me shtatë pika në rend ditë
Foto: suharekaonline.com

Seanca do të nisë me miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare. Më pas, deputetët do të shqyrtojnë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.

Në rend dite është edhe propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare. Po ashtu, deputetët do të shqyrtojnë në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →