Reperi Stresi reagon ndaj zhvillimeve të fundit të protestave
Reperi ka shpërndarë imazhe dhe mesazhe në rrjetet sociale pas ngjarjeve të tensionuara në kryeqytet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Pas protestës së zhvilluar në kryeqytet, reperi njohur ka përdorur platformat dixhitale për të dhënë qëndrimin e tij rreth tensioneve. Ai ka shpërndarë imazhin e një studenti të identifikuar si Klev Metaj, i cili sipas postimit ka qenë i përfshirë në tubim dhe është shoqëruar nga forcat e rendit. Krahas kësaj fotografie, ai ka adresuar kritika ndaj sjelljes së efektivëve të policisë gjatë aksionit të tyre.
Gjithashtu, ai ka publikuar një tjetër pamje që shfaq shishe me lëndë djegëse dhe materiale piroteknike, duke shoqëruar imazhin me një mesazh ku pretendon se këto mjete mund të përdoren përballë strukturave të sigurisë. Këto zhvillime vijnë në një kohë kur situata në terren është karakterizuar nga përplasje, sulme me kokteje molotovi ndaj institucioneve, si dhe shoqërime e trajtime mjekësore për personat e pranishëm.