Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin dhe bazimin e vendimit në prova

Mbrojtja e Hashim Thaçit ka kërkuar që vendimi i trupit gjykues të bazohet në prova dhe jo në spekulimet e Prokurorisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon, ka kërkuar nga trupi gjykues që vendimi ndaj klientit të saj të bazohet në prova dhe jo në spekulimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, duke kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Foto: gazetametro.net / gazetametro.net
Foto: gazetametro.net / gazetametro.net

Gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, Menegon ka deklaruar se Prokuroria i kërkon gjykatës dërgimin e Thaçit në burg për biseda që janë bërë në qendrën e paraburgimit dhe nuk kanë pasur asnjë ndikim në botën reale. Sipas saj, dëshmitarët e përmendur në aktakuzë, si Mustafa, Bislim Zyrapi apo dëshmitari 4, kanë pohuar se nuk ka ndërhyrë askush tek ata kur janë marrë në pyetje nga ZPS-ja.

Avokatja ka theksuar se në këtë çështje nuk ka asnjë viktimë dhe se provat e prokurorisë janë të dobëta nga ana ligjore dhe faktike, duke shtuar se kërkesat e ZPS-së bëhen për të arsyetuar masat tejet ndërhyrëse të ndërmarra ndaj Thaçit.

Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme