Mbretëresha spanjolle shkëlqen me stil në paradën ushtarake
Mbretëresha Letizia u shfaq me një fustan rozë pastel në paradën e Ditës Kombëtare të Spanjës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Mbretëresha Letizia ka tërhequr vëmendjen me stilin e saj të rafinuar gjatë paradës ushtarake të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Spanjës. Ajo u shfaq me një fustan rozë pastel, me prerje të lirshme dhe mëngë të gjata, duke u bërë pjesë e ceremonisë tradicionale së bashku me bashkëshortin e saj, mbretin Felipe VI, dhe dy vajzat e tyre.
Në këtë ngjarje të rëndësishme të familjes mbretërore spanjolle, princesha Leonor u shfaq me uniformë ushtarake njësoj si babai i saj, ndërsa princesha Sofia kishte zgjedhur një kostum të kuq me pantallona dhe xhaketë me kopsa të dyfishta. Familja mbretërore e ndoqi parakalimin e trupave ushtarake nga tribuna ceremoniale, së bashku me kryeministrin spanjoll.