Vazhdo leximin
e hënë, 12 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

ARRSH akuzohet për falsifikim në tenderin 50 milionë euro

Autoriteti Rrugor Shqiptar akuzohet se ka pranuar dokumente të falsifikuara në tenderin e mirëmbajtjes së rrugëve kombëtare.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Një kompani ka paraqitur letra false në tenderin prej 50 milionë eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare, me qëllim plotësimin e kritereve të detyrueshme, ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar e ka shpallur atë fituese. Skandali është denoncuar nga Kapitali, i cili ka publikuar dokumentet e falsifikuara. Sipas të dhënave, Autoriteti Rrugor ka zëvendësuar letrat e falsifikuara pas zhvillimit të tenderit dhe shpalljes së kompanisë fituese.

ARRSH akuzohet për falsifikim në tenderin 50 milionë euro
Foto: standard.al

Për lotin e dytë të këtij tenderi, i cili kishte një fond limit prej 1.1 miliardë lekësh ose 12 milionë euro, kompania fituese Bami ka pranuar në formularin e deklarimit se dispononte një borëpastruese të çregjistruar, me targë AA981J. Pas bërjes publike të skandalit, shoqëria ka deklaruar se e ka zëvendësuar atë me një mjet tjetër, fakt i pranuar nga Autoriteti Rrugor pavarësisht se gara kishte përfunduar.

Tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve kombëtare për 4 vitet e ardhshme është zhvilluar në dy faza. Në fazën e parë, e njohur si short listing, kompanitë duhet të dorëzonin dokumentet për të provuar kapacitetet, ku një nga kriteret ishte zotërimi i 11 borëpastrueseve. Mbi bazën e dokumenteve të dorëzuara, Autoriteti Rrugor skualifikoi të gjitha kompanitë e tjera pjesëmarrëse dhe kualifikoi vetëm kompaninë Bami.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 26 kamera →