Mbledhje e qeverisë dhe deputetëve, priten ndryshime në kabinet
Kryeministri Edi Rama mbledh sot deputetët dhe ministrat në Pallatin e Brigadave, ku priten ndryshime në kabinet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri Edi Rama ka thërritur në takim anëtarët e qeverisë dhe Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Takimi është parashikuar të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave. Sipas burimeve, gjatë mbledhjes kryeministri Rama mund të njoftojë ndryshime në kabinetin qeveritar.
Në fokus të diskutimeve pritet të jetë edhe organizimi i ri i strukturave socialiste në terren, përmes nismës “Prania Besnike” dhe dokumentit “Besa”. Kjo mbledhje vjen pas takimit të zhvilluar një ditë më parë në Vilën e Kuqe, ku u diskutua për kalendarizimin e nismës dhe ndryshimet ligjore që lidhen me platformën “PasqyrAlbania”.