Mbi 1.8 milionë vota në Florida ndërsa SHBA voton në zgjedhjet mesmandatit
Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara shënojnë rritje të madhe të pjesëmarrjes që në orët e para.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Votimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet e mesmandatit kanë shënuar një rritje të ndjeshme të pjesëmarrjes, duke lënë pas shifrat e regjistruara në vitin 2022. Administrata zgjedhore njoftoi se ky trend u pasqyrua qysh në orët e para të hapjes së vendvotimeve në disa shtete amerikane.
Sipas autoriteteve zgjedhore, interesim i lartë është shënuar në Karolinën e Veriut, Miçigan dhe Xhorxhia, ku sekretari i Shtetit, Brad Raffensperger, bëri të ditur se deri në atë moment ishin hedhur 775 mijë vota, kurse pjesëmarrja e përgjithshme pritet të kapë shifrën prej 1.4 milion votuesish deri në mbyllje. Ndërkohë, Divizioni i Zgjedhjeve në Florida konfirmoi se vetëm gjatë ditës së zgjedhjeve janë hedhur më shumë se 1 milion e 860 mijë vota.
Këto zgjedhje vlerësohen si vendimtare për balancën e pushtetit në Kongres dhe për të ardhmen politike të presidentit amerikan Donald Trump gjatë pjesës së mbetur të mandatit presidencial.