Mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë
Policia e Kosovës organizon ceremoninë e diplomimit për gjeneratën e re, pasi u siguruan uniformat për ligjzbatuesit e rinj.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Policia e Kosovës ka njoftuar se do të organizojë ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të, pasi u sigurua furnizimi me uniforma për ligjzbatuesit e rinj. Ngjarja do të zhvillohet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:30, ndërsa këtë aktivitet pritet ta ndjekin nga afër personalitete të larta shtetërore, përfaqësues të ndryshëm institucionalë dhe menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës.
Ky organizim vjen pas shtyrjes së ngjarjes që ishte paraparë fillimisht të mbahej më 30 tetor, e cila kishte dështuar për shkak të mungesës së uniformave për pjesëtarët e rinj të forcës policore.