Matej Delaç e krahason Diant Ramajn me portierin gjerman Manuel Neuer
Portieri boshnjak ka vlerësuar cilësitë dhe rreziqet në lojën e portierit kosovar para ndeshjes në Ligën e Evropës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Portieri kosovar Diant Ramaj është vënë në vëmendje nga portieri boshnjak Matej Delaç, i cili e ka përshkruar atë si «version i dobët» i portierit të Bayernit, Manuel Neuer. Copenhageni do të përballet në Beograd me Cërvena Zvezdën në Ligën e Evropës, ndërsa Delaç ka folur për cilësitë e portierit të skuadrës daneze gjatë një deklarate dhënë për mediumin danez «Tipbladet».
Sipas portierit boshnjak të skuadrës daneze Horsens, një ndër pikat më të forta të Ramajt është loja me këmbë, pasi shumica e aksioneve të Copenhagenit nisin pikërisht nga ai. Delaç ka theksuar se kjo mundësi paraqet një armë të shkëlqyer kundër Zvezdës, por njëkohësisht përbën edhe një disavantazh kur teprohet me pasimet dhe rrezikohet me gabime. Boshnjaku ka shtuar se Ramajt i pëlqen të dalë dhe ta lexojë lojën, por kjo mbetet një shpatë me dy tehe.
Ramaj ka kontratë deri në vitin 2028 me Borussia Dortmundin, por u huazua te Copenhageni për shkak të konkurrencës së madhe në portën e klubit gjerman. Ndërkohë, Delaç ka të kaluar në karrierë te Chelsea dhe ka luajtur për grupmoshat e Kroacisë.