Erblin Osmani shënon ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve për të rinj
Mesfushori kosovar realizoi golin e parë në këtë kompeticion, ndërsa Yll Gashi u rendit në stol për skuadrën gjermane.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Mesfushori Erblin Osmani ka realizuar gol në përballjen e Bayern Munich U19 kundër Arsenalit në Ligën e Kampionëve për të rinj. Talenti dardan u tregua i saktë nga pika e bardhë në minutën e tridhjetë të takimit, duke shënuar golin e tij të parë në këtë kompeticion. Përveç tij, dy golat tjerë për skuadrën gjermane u shënuan nga Lambe dhe Della Rovere. Osmani ka siguruar vendin e titullarit në ekipin e të rinjve dhe gjithashtu ftohet shpesh nga trajneri Vincente Kompany, ndërsa në stol për ekipin bavarez ndodhet edhe lojtari tjetër Yll Gashi.
Siç raportoi Zhurma më 16 tetor 2026, futbollistët Erblin Osmani dhe Yll Gashi po vazhdojnë karrierën te grupmoshat e reja të Bayern Munichut, pasi më parë talenti kishte regjistruar edhe ftesa e stërvitje me ekipin e parë.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 4 zhvillime
- 25 shtator Bayern Munich shënon debutimin e Erblin Osmanit me Kosovën
- 8 tetor Erblin Osmani në stërvitje me Bayern
- 16 tetor Erblin Osmani dhe Yll Gashi synojnë majat te Bayern Munichu
- 21 tetor Erblin Osmani shënon ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve për të rinj · ky artikull