Gazeta popullore shqiptare Abonohu falas →
Ne bëjmë zhurmë 📣
E Enjte · 30 Korrik 2026 ● Lajmi i fundit
Lajm

Fytyra e aktorit të 'Death Note' stampohet mbi 10 mijë marule në Japoni

Ajinomoto stampon fytyrën e Tatsuya Fujiwarës në paketim për të reduktuar shpërdorimin e ushqimit — me receta përmes kodit QR

Redaksia ZHURMA Përditësuar 10:25 + Ruaj
Fytyra e aktorit të 'Death Note' stampohet mbi 10 mijë marule në Japoni
FOTO · Foto: Dick Thomas Johnson / Wikimedia Commons

TOKIO — Fotot e maruleve në supermarkete, të paketuara me një film transparent ku është stampuar fytyra e aktorit të njohur japonez Tatsuya Fujiwara, janë bërë virale në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për një fushatë të pazakontë marketingu në Japoni, ku aktori i njohur për rolet në filmat "Battle Royale" dhe "Death Note" është bërë "fytyra" e maruleve në kuadër të një nisme për të luftuar shpërdorimin e ushqimit.

Kompania ushqimore Ajinomoto, në bashkëpunim me prodhuesin e maruleve JA Zen-Noh Nagano, ka nxjerrë në shitje rreth 10 mijë copë marule me paketim të veçantë që mban fytyrën e Fujiwarës. Qëllimi i fushatës është të nxisë konsumatorët japonezë të përdorin më shumë marule dhe të reduktojnë mbetjet ushqimore.

Sipas të dhënave të publikuara nga kompania, shumë njerëz i hedhin marulet pasi nuk dinë mënyra të ndryshme për t’i përgatitur përveç sallatës tradicionale. Paketimi përmban gjithashtu një kod QR që i çon blerësit te receta të reja, si gatime me marule të grira, petulla japoneze me mbushje dhe receta të tjera për të përdorur të gjithë perimet pa i hedhur.

Vetë Fujiwara e përshkroi me humor bashkëpunimin, duke thënë se iu kërkua "të huazonte fytyrën" pasi "marulja është në krizë". Fushata ka tërhequr vëmendje të madhe për idenë e pazakontë dhe ka bërë që shumë blerës të ndalojnë para rafteve për të parë "marulen me fytyrën e aktorit".

Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA

Të ngjashme

argetim →
● RADIO
104 kanale në zhurma.fm →