Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Maqedonia konsumon 96.5% energji elektrike nga prodhimi vendor

Prodhimi bruto vendas i energjisë elektrike ka mbuluar 96.5% të konsumit të përgjithshëm

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

SKOPJË — Po thuaj se gjithë energjia elektrike e konsumuar në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit maj 2026 është siguruar nga prodhimi vendor. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, prodhimi bruto vendas i energjisë elektrike ka mbuluar 96.5% të konsumit të përgjithshëm bruto, me një prodhim prej 462 mijë e 653 megavat/orë energji elektrike.

Maqedonia konsumon 96.5% energji elektrike nga prodhimi vendor
Foto: Kosovo North Macedonia Locator / Wikimedia Commons

Pjesa më e madhe e konsumit të qymyrit, rreth 99.9%, është përdorur për prodhimin e energjisë elektrike. Në krahasim me majin e vitit të kaluar, në maj 2026 është shënuar rritje e konsumit të gazit natyror prej 4.8%, kryesisht për shkak të funksionimit të kapaciteteve të ngrohjes, të cilat një vit më parë nuk ishin aktive.

Ndërkohë, konsumi i produkteve të naftës ka shënuar rënie prej 8.5%. Gjatë muajit maj, konsumi i përgjithshëm i energjisë sipas burimeve ka arritur në 479 mijë e 603 megavat/orë energji elektrike, 4.46 milionë metra kub gaz natyror, 264 mijë e 997 tonë qymyr dhe 78 mijë e 468 tonë produkte të naftës. Burim: TV21, https://tv21.tv/965-e-energjise-nga-prodhimi-vendor-rritet-perdorimi-i-gazit-ne-maqedoni-bie-konsumi-i-derivateve/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme