Maqedonia e Veriut ka 3572 ulëse në të gjitha bibliotekat
Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë 170 biblioteka me gjithsej 3572 ulëse, sipas Entit Shtetëror të Statistikave.
Në Maqedoninë e Veriut funksionojnë gjithsej 170 biblioteka, prej të cilave 73 janë biblioteka të arsimit të lartë, 50 biblioteka publike, 40 të specializuara, një bibliotekë kombëtare dhe një jo e specializuar.
Në bibliotekat kombëtare janë të punësuar 86 persona, në pesë bibliotekat e institucioneve kombëtare 106, te bibliotekat publike 194, te ato universitare 103, 4 te biblioteka shkencore jo e specializuar dhe 63 te ato të specializuara.
Vetëm në bibliotekën kombëtare ka 1.1 milionë tituj librash dhe broshurash, ndërsa në 169 bibliotekat e tjera 1.6 milionë. Më së shumti shfrytëzues ka në bibliotekat universitare, 130 mijë, ndërsa në atë kombëtare 25 mijë, 33 mijë te ato publike dhe 42 mijë te bibliotekat e institucioneve kombëtare.
“Në vitin 2025, krahasuar me vitin 2022, numri i bibliotekave të specializuara është zvogëluar për 13.0%, ndërsa numri i bibliotekave të tjera në vitin 2025, krahasuar me vitin 2022, ka shënuar rritje”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Në të gjitha bibliotekat e Maqedonisë së Veriut janë gjithsej 3572 ulëse.
Burimet: Zhurnal.mk; Portalb (klaster 2 outlets).

