Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Maqedonci: Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për sigurinë

Ministri i Mbrojtjes takon të ngarkuarën me punë të SHBA-së, diskutohet për zhvillimin e FSK-së.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, është takuar me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri ka bërë të ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar forcimi i mëtutjeshëm i partneritetit strategjik dypalësh në fushën e mbrojtjes, si dhe mbështetja e vazhdueshme amerikane për zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Maqedonci: Partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për sigurinë
Foto: tvprizreni.net

Gjatë bisedës, vëmendje e veçantë iu kushtua prioriteteve të dikasterit të mbrojtjes për katërvjeçarin e ardhshëm dhe planifikimit strategjik të fazës pas përmbushjes së kapaciteteve të plota të FSK-së, si dhe përfundimit të planit dhjetëvjeçar të tranzicionit. «Partneriteti me Shtetet e Bashkuara mbetet thelbësor për avancimin e kapaciteteve tona mbrojtëse dhe për forcimin e kontributit të Kosovës në paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar», ka shkruar Maqedonci.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme