Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Manja: Ndajini sheshet se po na bëni gazin e botës me protestën

Deputeti socialist Ulsi Manja ka reaguar pas përplasjeve mes protestuesve dhe demokratëve, duke përsëritur sugjerimin për ndarjen e hapës.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Deputeti i Partisë Socialiste dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale pas përplasjeve të regjistruara mes protestuesve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike. Gjatë këtij reagimi, ai ka ironizuar konfliktin e ndodhur mes palëve dhe u ka rikujtuar një sugjerim të bërë që prej datës 18 korrik.

Manja: Ndajini sheshet se po na bëni gazin e botës me protestën
Foto: top-channel.tv

Manja ka propozuar që protestuesit dhe demokratët të ndajnë hapësirat e tubimeve, ku njëra palë të qëndrojë në sheshin «Skënderbej» ndërsa tjetra në bulevard. Ai ka shtuar gjithashtu se sheshi «Nënë Tereza» duhet të lihet si zonë neutrale. Sipas deputetit, përplasjet mes tyre po e kthejnë protestën në «gazin e botës», ndaj i ka nxitur palët të zbatojnë sugjerimin e tij për ndarjen e shesheve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 27 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme