Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Pse nuk ka polici komunale Prishtina 7 vjet pas ligjit të 2018-s?

Opinionisti Agon Maliqi kritikon Ministrinë e Brendshme që nuk ka hartuar asnjë udhëzim administrativ për funksionalizimin e policisë komunale të kryeqytetit.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Në kontekst të premtimeve zgjedhore për krijimin e xhandarmërisë për kufirin Kosovë–Serbi, opinionisti Agon Maliqi ka vënë në dukje një mangësi tjetër të sigurisë në kryeqytet. Sipas tij, krijimi i xhandarmërisë i takon ekspertëve të sigurisë ta vlerësojnë, por çdo qytetar i Prishtinës e di se kryeqyteti ka nevojë për polici komunale.

Pse nuk ka polici komunale Prishtina 7 vjet pas ligjit të 2018-s?
Foto: Wikimedia Commons

Maliqi shkruan se kjo policë do të merrej ekskluzivisht me shkeljet e rregulloreve lokale: trafik, zhurmë, ndërtim, uzurpim hapësirash publike, ndotje dhe probleme të tjera. Ligji për kryeqytetin, i miratuar në vitin 2018, parasheh krijimin e saj, por Ministria e Brendshme nuk e ka bërë asnjë udhëzim administrativ për ta funksionalizuar.

"Kaq sa i përket interesimit të nivelit qendror për Prishtinën", përfundon Maliqi.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rr.Tirana, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme