Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Malësi e Madhe: Gjermani sulmon dy efektivë policie me thikë

Një 47-vjeçar shtetas gjerman është arrestuar në Malësinë e Madhe pasi plagosi dy efektivë policie gjatë ndërhyrjes.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Një incident i rregjistruar rreth orës 17:30 ka sjellë arrestimin e një shtetasi gjerman në Malësinë e Madhe, pasi ky i fundit ka sulmuar me mjet prerës dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme. Ngjarja ka nisur pas denoncimit të një 27-vjeçari, i cili ka njoftuar sallën operative se gjatë udhëtimit nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë makinës së tij në afërsi të një pike karburanti pranë pikës së kalimit kufitar.

Malësi e Madhe: Gjermani sulmon dy efektivë policie me thikë
Foto: abcnews.al

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e automjetit të dyshuar në fshatin Pjetroshan. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka refuzuar të identifikohet dhe, gjatë tentativës për ta neutralizuar, ka goditur me thikë dy efektivët e policisë. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, autori është neutralizuar dhe shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme