Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

LVV bllokon hyrjen e Komunës së Prishtinës me thasë mbeturinash

Lëvizja Vetëvendosje ka zhvilluar një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës për gjendjen me mbeturinat.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

PRISHTINË — Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar një aksion simbolik para objektit të Komunës së Prishtinës, duke bllokuar hyrjen me thasë me mbeturina në shenjë proteste për gjendjen në kryeqytet.

LVV bllokon hyrjen e Komunës së Prishtinës me thasë mbeturinash
Foto: epokaere.com

Aksioni ka zgjatur vetëm pak minuta, pasi ndërmarrja “Pastrimi” ka reaguar dhe i ka larguar thasët nga hyrja e komunës. Asamblisti i LV-së, Egzon Azemi, ka deklaruar se përmes këtij aksioni është synuar të tërhiqet vëmendja për gjendjen alarmante me mbeturinat, duke kritikuar kryetarin Përparim Rama.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme