Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:31 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
04:26 Plagoset me thikë një i ri në Shkozet, arrestohet autori04:21 Amir Rrahmani mbaron 7 vite kapiten me 66 ndeshje dhe 7 gola04:16 Amir Rrahmani mbaron karrierën në Kombëtare pas 7 vite kapiten dhe 66 ndeshje04:13 Dua Lipa shfaqet me bizhuteri Serpenti të Bulgari-t në New York03:55 ZMNV trazon 60 raste në një javë, 51 nga dhuna në familje03:51 Partia Demokratike e Socialistëve kërkon shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Andrija Mandiq03:42 VLEN-i përballë rreziq ndarjeje: konflikt Mexhiti-Azizi në fazëfinale03:35 Cadillac i artë 1953 shitet për 1,275 mln dollarë, rekord ankandi03:31 Imunoterapia tregon efektivitet kundër kancerit të përparuar të prostatës03:28 Zgjedhësit kërkojnë info nga ChatGPT, por IA-ja jep përgjigje të ndryshme sipas profilit
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Lajme KOS

Lumi Krena në Gjakovë mbushet me mbeturina, qytetarët kërkojnë ndërhyrje

Pse po vonohet pastrimi i lumit Krena pavarësisht premtimeve të institucioneve?

Redaksia ZHURMA 22:32 Përditësuar 01:50 1 min lexim
Lumi Krena në Gjakovë mbushet me mbeturina, qytetarët kërkojnë ndërhyrje
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

GJAKOVË — Ndotja në zonën përreth lumit Krena po shqetëson qytetarët e Gjakovës, të cilët thonë se mbeturinat po dëmtojnë biodiversitetin dhe bukurinë natyrore të kësaj hapësire. Shumë prej tyre e frekuentojnë zonën për shëtitje dhe rekreacion, por ndotja e vazhdueshme po i largon nga ky vend që dikur njihej për pastërtinë e saj.

"Këtu ka pasur dikur me vjet, ka pasur peshk, ka qenë i mbushur. Ka edhe shpendë që vijnë, është bukuri natyrore. Por me mbeturina, as nuk e sheh peshkun, as shpendët, asgjë", tha Shaban Berisha, banor i zonës. Ai shtoi se ndotja ka bërë që kjo hapësirë të humbasë tërësisht vlerat e saj ekologjike.

Artem Paçarizi, tjetër qytetar, njoftoi se edhe Federata e Peshkimit e ka ndaluar aktivitetin e peshkimit në këtë zonë për shkak të ndotjes. "Disa njerëz të papërgjegjshëm me mbeturina siç janë duke i hedhur, atëherë peshku nuk jeton këtu. Ju lutem që dikush të ndërmerr masa, përndryshe kjo bukuri do të shkatërrohet", tha ai.

Nga Kompania Rajonale e Mbeturinave "Çabrati" sqarojnë se segmenti i ndotur ndodhet në pjesën ku ende po zhvillohen punime për rehabilitimin e shtratit të lumit. "Pjesa që përfshin daljen prej Gjakovës, prej Sharrësgutit, është e papërfunduar. Do të pastrohet pasi të përfundojnë punimet", tha Behar Ferizi, drejtor i KRM "Çabrati".

Ferizi shtoi se pjesa e lumit që përshkon qytetin pastrohet në baza javore, sipas nevojës edhe dy ose tri herë në javë, por theksoi se "secili qytetar është përgjegjës për ruajtjen e ambientit". Komuna e Gjakovës konfirmoi po ashtu se zona vazhdon të jetë në proces rregullimi.

"Në momentin kur të përfundojë rregullimi, KRM 'Çabrati' do ta marrë në menaxhim dhe do të bëjë pastrimin e zonës", tha Artan Haraqia, Udhëheqës i sektorit për informim në Komunën e Gjakovës. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë për të ruajtur vlerat natyrore që e kanë karakterizuar këtë pjesë ndër vite.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Komentet