Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 10:49 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
10:49 Kosova është demokraci e fuqishme në Ballkan10:46 Sulme digjitale ndaj një shfaqjeje humoristike pas talljes me protestën10:43 Çerdhja e parë në Tearcë hap dyert dhe shkolla në Kumanovë bëhet gati10:36 LSDM: Ranë në ujë gënjeshtrat e Mickoskit për Marrëveshjen e Prespës10:31 Dua Lipa tërheq vëmendjen me paraqitjen në sfilatën e Chanel10:23 Protestë e re në shesh me kërkesën që Ligji për UÇK-në të kalojë sot10:16 Kriza politike në Kosovë dhe paqartësitë për drejtimin e shtetit10:15 Çitaku i bën thirrje Kurtit të shkojë në Kuvend dhe të votojë ligjin10:13 Kufizime trafiku në Tiranë, Policia zbardh planin për ndeshjen sot10:06 Blerina Matraku lë shtëpinë pas videove intime me Adrian Hilën
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Jetesa KOS

Çfarë po ndodh në Liqenin Artificial të Mitrovicës?

Liqeni artificial në Mitrovicë konsiderohet të jetë një nga bukuritë kryesore të pjesës së afërt urbane të këtij qytetit, por tashmë është zbehur paksa vullneti i vendasve dhe vizitorëve për shkak të barishteve dhe mbeturinave që e mbushin.

Redaksia ZHURMA 14:27 Përditësuar 18:16 1 min lexim
Çfarë po ndodh në Liqenin Artificial të Mitrovicës?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

—— Liqeni artificial në Mitrovicë konsiderohet të jetë një nga bukuritë kryesore të pjesës së afërt urbane të këtij qytetit. Prejse u bë ai, rreth një dekadë më parë, mitrovicasit, pos që krenoheshin me të, edhe kalonin shumë kohë të kjo hapësirë e komunës që ndodhet afër stadiumit Adem Jashari.

Por, këtë vit, është zbehur paksa vullneti i vendasve dhe vizitorëve për të ardhur këtu. Kjo për faktin se pamja e Liqenit, sidomos pjesa me ujë, ka ndryshuar, jo për të mirë. Ai është mbushur me barishte, që kanë rrënjë nën ujë, e për pasojë edhe me mbeturina.

Në pjesën më të madhe të sipërfaqes është krijuar një shtresë e rëndë, që po ua vret syrin qytetarëve, dhe e cila ka bërë të largohen, në një masë, edhe shpezët ujore që nuk ishin të pakta.

Kjo gjendje ka nxitur përplasje mes opozitës dhe ekzekutivit komunal për mënyrën e menaxhimit dhe mirëmbajtjes së liqenit. Shefi i grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Jugut, Shkëlqim Ibrahimi, ka kritikuar qeverisjen lokale për mungesë të ndërhyrjes dhe mirëmbajtjes në këtë zonë.

Sipas zëdhënësit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Shkëlzen Haliti, kjo gjendje është trashëguar nga qeverisjet e mëparshme, ndërsa ka shtuar se janë ndërmarrë disa hapa për ndërhyrje dhe pastrim.

Por, lideri komunal i PDK-së thotë se komuna duhet të respektojë kontratën ekzistuese dhe të mos thirret në gjendjen e trashëguar. Kështu që qeverisja aktuale nuk ka arsye të thirret në çështjet e trashëguara apo si është gjetur liqeni akumulues, por në kuadër të kontratës të merren hapat e duhur, të aktivizohet pajisja dhe të bëhet pastrimi i rregullt i liqenit akumulues dhe largimi i barishteve.

*Burim: RTV21, rtv21.tv*
*— Redaksia ZHURMA*

Komentet