Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Edi Shukriu shpallet laureate e edicionit të tretë të Festivalit «RESPOETICA»

Akademikja Edi Shukriu nderohet pas vdekjes në edicionin e tretë të Festivalit Letrar Ndërkombëtar «RESPOETICA».

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Akademikja Edi Shukriu u shpall laureate e edicionit të tretë të Festivalit Letrar Ndërkombëtar «RESPOETICA» (In Memoriam). E lindur në Prizren më 22 tetor 1950, ajo ishte arkeologe, historiane, profesoreshë universitare, poete dhe shkrimtare, duke lënë gjurmë të thella në jetën intelektuale, shkencore dhe kulturore të vendit. Gjatë jetës së saj, ajo kontribuoi në studimin e trashëgimisë historike dhe antike, veçanërisht përmes hulumtimeve për Dardaninë, si dhe botoi vëllime me poezi, prozë e drama të vlerësuara me çmime si «Beqir Musliu» dhe ai i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës për librin poetik «Nënqielli».

Edi Shukriu shpallet laureate e edicionit të tretë të Festivalit «RESPOETICA»
Foto: prizrenpress.com

Shukriu u zgjodh anëtare korrespondente në vitin 2012 dhe anëtare e rregullt e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës në vitin 2020. Ajo u angazhua gjithashtu në proceset e çlirimit, shtetndërtimit, demokratizimit dhe në afirmimin e rolit të gruas në shoqëri. Pas ndarjes së saj nga jeta më 17 janar 2023, ky nderojmë post mortem nga festivali vjen në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin e saj ndaj dijes, artit dhe kulturës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme