Limaj: Kthimi i Krasniqit në Hagë, turpërues për Kosovën
Kryetari i Nismës Socialdemokrate ka kritikuar ashpër kthimin e Jakup Krasniqit në Hagë dhe heshtjen e institucioneve vendore.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar largimin e Jakup Krasniqit nga shtëpia e tij në Prishtinë për t’u kthyer sërish në Hagë. Sipas tij, kjo ngjarje nuk prek vetëm familjen, por përbën një situatë të rëndë për çdo patriot shqiptar dhe njëkohësisht një zhvillim turpërues e poshtërues për shtetin e Kosovës.
Limaj theksoi se raste të tilla dëshmojnë se sa pak seriozisht merret shteti i Kosovës nga të tjerët dhe se si trajtohen institucionet e vendit. Ai u shpreh se «është shumë e rëndë dhe e dhimbshme, jo vetëm për familjen, por për çdo patriot shqiptar. Në të njëjtën kohë është shumë e turpshme dhe poshtëruese për shtetin tonë».
Kreu i Nismës vlerësoi se është shqetësuese mungesa e besimit të përfaqësuesve të Gjykatës Speciale ndaj institucioneve të Kosovës për të marrë përgjegjësinë e mbikëqyrjes së të paraburgosurve gjatë vizitave në vend. Njëkohësisht, ai kritikoi institucionet vendore për heshtje, duke shtuar se «një shtet normal nuk do të pranonte një sjellje të tillë» dhe se aktualisht institucionet tona pezullohen kur vijnë ata, duke i lënë qytetarët si spektatorë.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar