Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Një në tre pasuri të sekuestruara nuk merret në dorëzim

Një hulumtim zbulon se mbi një mijë pasuri të sekuestruara nuk janë marrë fizikisht në dorëzim, duke mbetur në duart e personave të tjerë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Hulumtimi i dokumenteve tregon se hallka më e dobët e procesit shfaqet pas dhënës së vendimit, konkretisht te marrja fizike në dorëzim, identifikimi, ruajtja, vlerësimi dhe përcaktimi i destinacionit përfundimtar të pasurisë. Nga gjithsej 3.618 pasuri të sekuestruara, rezulton se 2.500 janë marrë në dorëzim nga AAPSK-ja, ndërsa 1.118 pasuri ende nuk janë marrë në dorëzim, pavarësisht vendimit për sekuestro. Ndërkohë, në kuadër të ekzekutimeve të vendimeve për konfiskim, shifra arrin në total 1.033 pasuri.

Një në tre pasuri të sekuestruara nuk merret në dorëzim
Foto: boldnews.al
Video · Facebook ↗

Edhe pse një pjesë e tyre përbëjnë pronë të shtetit pasi janë konfiskuar përfundimisht, ato vazhdojnë të mbeten nën kontrollin e personave të tjerë. Sipas ekspertit të ekonomisë, Arben Malaj, «lufta kundër parasë kriminale nuk është thjesht luftë kundër një grupi të caktuar njerëzish; është luftë për demokracinë, sepse paraja kriminale dëmton rëndë demokracinë». Nga ana tjetër, procesi i marrjes në dorëzim shoqërohet shpesh me pasaktësi rreth pronës dhe zotëruesit, duke sjellë tjetërsime përpara konfiskimit. Ish-prokurori Florian Bonjaku thekson se «krijon problematika të ndryshme, sepse, e para, e dënon personin paraprakisht dhe sekuestroja nuk mund të kthehet kurrë në një dënim paraprak të personit, por konfiskimi është dënimi që merr personi…».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Deçan 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Cërrik: Arrestohet 22-vjeçari që lëvizte me armë zjarri në automjet

    0% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    25% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  3. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    47% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme