Limaj: Shokuese rruga e zgjedhur nga PDK për ligjin e Speciales
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar mënyrën e veprimit me ligjin për Gjykatën Speciale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër mënyrën e veprimit lidhur me ligjin për Gjykatën Speciale, duke e quajtur zhvillimin e fundit si «goxha shokuese». Gjatë një paraqitjeje në emisionin «Pressing», ai ka deklaruar se nuk i ka të gjitha informacionet për mënyrën se si është arritur deri te kjo situatë, por ka theksuar se sipas tij «është zgjedhur rruga më e keqe».
Limaj ka shpjeguar se presidentja ka mundur ta dekretonte ligjin dhe më pas të ndërmerreshin hapa për plotësimin apo ndryshimin e tij, ose të kthente ligjin mbrapsht me disa amandamente dhe një arsyetim të qartë. Sipas tij, ai «ligj Kushtetues nuk bëhet», duke shtuar se kanë ekzistuar alternativa të tjera për trajtimin e kësaj çështjeje.