Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Leonard Muja caktohet u.d. drejtor i Spitalit të Mitrovicës

Specialisti i pulmologjisë emërohet ushtrues detyre në Spitalin e Mitrovicës pas pezullimit të ish-drejtorit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

MITROVICË — Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka caktuar Leonard Mujën ushtrues detyre të drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm «Dr. Sami Haxhibeqiri» në Mitrovicë. Specialisti i pulmologjisë do ta udhëheqë përkohësisht këtë institucion shëndetësor deri në një vendim të ri.

Leonard Muja caktohet u.d. drejtor i Spitalit të Mitrovicës
Foto: voxkosova.com

Emërimi i tij pason pezullimin e ish-drejtorit Gëzim Berisha nga pozita e drejtorit dhe nga marrëdhënia e punës, ndërsa ky i fundit po hetohet nga Prokuroria për dyshimet rreth kanosjes ndaj bashkëshortes së tij. Ky vendim ka marrë vëmendje edhe për shkak të lidhjes familjare që Leonard Muja ka me ministrin Armend Muja, pasi është djali i axhës së tij — fakt ky i konfirmuar vetë nga doktori gjatë kandidimit të tij në vitin 2022, kur synonte drejtimin e këtij spitali si njëri nga pesë kandidatët.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ortakoll: Wesley Clark, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme