Vazhdo leximin
e premte, 16 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Janevska: Numër rekord prej mbi 1.800 asistentëve arsimorë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës njoftoi se gjatë këtij viti shkollor është angazhuar numri më i madh i asistentëve arsimorë deri më tani.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Mbi 1.800 asistentë arsimorë janë angazhuar në arsimin fillor dhe të mesëm këtë vit shkollor, që përbën një numër rekord krahasuar me vitin 2024, kur kishte pothuajse 800 të tillë. Ky njoftim u bë i ditur nga ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, gjatë shënimit të Ditës ndërkombëtare të shkopit të bardhë.

Janevska: Numër rekord prej mbi 1.800 asistentëve arsimorë
Foto: tetovasot.com

Aktiviteti u mbajt në Kuvend, në organizim të Grupit parlamentar ndërpartiak për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe organizatës “Zeta – Organizatë për aftësi të kufizuara dhe drejtësi”, në bashkëpunim me Shkollën shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me dëmtim të shikimit “Dimitar Vllahov” dhe Lidhjen kombëtare të të verbërve.

Janevska theksoi se gjatë këtij viti shkollor janë angazhuar 1.602 asistentë në shkollat fillore në mbarë vendin dhe 176 në arsimin e mesëm. Sipas saj, është në zhvillim e sipër procedura për angazhimin e një numri shtesë të personave profesionistë për asistencë arsimore.

«Në drejtim të rritjes së gjithëpërfshirjes është edhe forcimi i shërbimeve profesionale në shkolla, përmes angazhimit të kuadrit të nevojshëm. Paralelisht, po përmirësojmë qasjen në objektet shkollore përmes vendosjes së rampave dhe ndërtimit të tualeteve për nxënësit me nevoja të veçanta. Gjithashtu, kemi prezantuar dy kategori të reja të bursave studentore, të dedikuara për studentët me aftësi të kufizuara dhe ata me sëmundje të rralla», deklaroi ministrja.

Gjithashtu u përmend se Shkolla shtetërore për rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjve me dëmtim të shikimit “Dimitar Vllahov” funksionon si qendër burimore, ndërsa këtë vit ka regjistruar më shumë nxënës se vitin e kaluar.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 25 kamera →