Zhurma Press E Hënë · 31 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 15:36 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Politikë KOS

Pse kërkon LDK-ja shkarkimin e Abdixhikut?

Delegatët e LDK-së Armend Zemaj dhe Florian Dushi kanë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë

Redaksia ZHURMA 13:23 Përditësuar 17:17 1 min lexim
Pse kërkon LDK-ja shkarkimin e Abdixhikut?
FOTO · Foto: Lumir Abdixhiku / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Delegatët e LDK-së, të cilët janë të pakënaqur me udhëheqjen aktuale të partisë, sot kanë ndërmarr hapin e parë. Ata kanë dorëzuar në zyrën qendrore të partisë nënshkrimet e nevojshme për thirrjen Kuvendin të Jashtëzakonshëm të LDK-së, i cili ka për synim shkarkimin Lumir Abdixhikun nga posti i kryetarit. Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, dhe kryetari i degës së dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar të mërkurën nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë.

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka konfirmuar e kanë dorëzuar nënshkrimet e grumbulluara për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm. Nënshkrimet janë dorëzuar në Sekretariatin e LDK-së në pajtim me Statutin e partisë. “Po, mund të konfirmoj se nënshkrimet janë dorëzuar te Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), në pajtim me dispozitat e Statutit të LDK-së”, ka thënë Zemaj për Express.

Kuvendi i LDK-së ka 355 delegatë, kurse mbledhjen e tij mund të thirren me 118 nënshkrime. Pas deponimit të këtyre nënshkrime, sipas statutit të LDK-së, kryesia e partisë është e obliguar që ta thërres Kuvendit brenda 60 dite.

Pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, shumë zyrtarë të lartë të LDK-së dhe degë të kësaj partie kanë shprehur pakënaqësi me këtë rezultat. Ata kanë kërkuar përgjegjësi nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe shpalljen e zgjedhjeve të brendshme.

Abdixhiku ka thënë se nuk e ka ndërmend që të dorëhiqet. Ai ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend që të dorëhiqet. Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, e cila është mbajtur javën e kaluar.

Sipas tij, zgjedhjet e rregullta për kryetarin janë parashikuar për vitin e ardhshëm, sipas Statutit. “Ne kemi dalë prej një Kuvendi më 31 janar dhe një parti serioze matet me sa i përmbahet zotimeve të veta”, ka thënë Abdixhiku.

Burim: Demokracia, demokracia.com
— Redaksia ZHURMA

Komentet