Vazhdo leximin
e shtunë, 31 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Nis edicioni i katërt i festivalit "Akordet e Kosovës" në Prishtinë

Në palestrën "1 Tetori" ka nisur nata e parë e Festivalit të Këngës "Akordet e Kosovës", ku po marrin pjesë artistë nga Kosova dhe Shqipëria.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Ka nisur nata e parë e edicionit të katërt të Festivalit të Këngës «Akordet e Kosovës» në palestrën «1 Tetori», me pjesëmarrjen e artistëve nga Kosova dhe Shqipëria. Mbrëmja u hap me një kolazh këngësh nga Teuta Kurti dhe Florent Abrashi, ndërsa spektakli po drejtohet nga moderatori i RTK-së, Agron Krasniqi, dhe aktorja Flaka Latifi, me transmetim të drejtpërdrejtë.

Nis edicioni i katërt i festivalit "Akordet e Kosovës" në Prishtinë
Foto: botasot.info
Video · RTK · YouTube ↗

Gara nisi me prezantimin e Besmir Shishkës me këngën «Përjetësisht», Shpend Lleshit me «Vala», Verona Kastratit me «Flakë» dhe këngëtares nga Shqipëria, Sajana Kodheli, me «E lirë». Në skenë u ngjitën edhe këngëtarja e re Troja Bicurri me kitarë duke interpretuar «Mali dhe hëna», si dhe grupi rock Hawolf, i përbërë nga katër vëllezër me mbiemrin Havolli, me këngën «Ti s'je unë».

Mysafirja speciale, Jonida Maliqi, u rikthye në Prishtinë pas 15 vjetësh, duke ndarë kujtime nga Eurovisioni dhe duke shprehur dëshirën që Kosova të përfaqësohet atje në të ardhmen. Ajo interpretoi këngën e saj «Thesar pa emër», dedikuar djalit të saj.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme