Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Latifi: Abdixhiku do t'i ndëshkojë ata që kërkuan shkarkimin e tij

Analisti deklaroi në emisionin Pressing se kryetari i LDK-së do të hakmerret duke ua kufizuar hapësirën politike derisa të mbesin jashtë partisë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Analisti politik Blerim Latifi ka deklaruar në emisionin "Pressing" në T7 se kryetari i LDK-së, pasi i mbijetoi votëbesimit për shkarkim, ka përpara vetëm dy rrugë. Sipas tij, Lumir Abdixhiku ka si opsion faljen ose ndëshkimin e atij grupi që kërkoi largimin e tij nga drejtimi i partisë.

Latifi: Abdixhiku do t'i ndëshkojë ata që kërkuan shkarkimin e tij
Foto: Political Parties LDK / Wikimedia Commons

Latifi vlerëson se, duke u nisur nga mentaliteti politik në Kosovë dhe Ballkan, Abdixhiku do të zgjedhë ndëshkimin e tyre. Ky ndëshkim, sipas analistit, do të realizohet duke ua kufizuar hapësirën politike brenda strukturave derisa ata ta shohin veten plotësisht jashtë partisë.

Burim: Epoka e Re
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Vërmicë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme